Emërllahu operohet me sukses, Ballkani ia dedikon atij fitoren

25 gusht 2023 | 15:28

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu është operuar me sukses pas lëndimit që pësoi kohë më parë. Lajmin e ka konfirmuar klubi suharekas me anë të njoftimi në faqen zyrtare.

Ballkani fitoren e madhe 4-1 kundër BATE Borisov ia dedikoi Emërllahut.

“Fitorja e djeshme i dedikohet diamantit të klubit tonë Lindon Emërllahut, i cili pas një lëndimi gjatë ndeshjes kundër FC Larne, është detyruar të kryej një operacion në gjurin e djathtë. Operacioni është kryer me sukses dhe Lindonit i dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo u transferua në fillim të këtij viti në…