Ronaldo vjen me përshëndetjen islame ‘Selamun Aleykum’

25 gusht 2023 | 15:18

Cristiano Ronaldo u transferua në fillim të këtij viti në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund eksperiencës së gjatë dhe të suksesshme në Evropë.

Ylli portugez i përket fesë së krishterë, por kohë pas kohe ka bërë veprime me të cilat u ka pëlqyer vendësve, të cilët i përkasin fesë islame. Para disa javësh, 38-vjeçari kishte rënë në sexhde, duke e festuar në këtë mënyrë një gol të tij.

Ndërsa, tash pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shfaqet në një video duke përshëndetur me përshëndetjen islame “Selamun Aleykum”. Natyrisht, edhe ky veprim i kampionit të Evropës me Portugalinë do t’ju pëlqejë myslimanëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të…