Emini: Serbia mbeti e vetme duke mos mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian

01 shtator 2023 | 13:29

Komiteti Paralimpik i Kosovës është anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian – EPC.

Presidentja e këtij komiteti, Njomza Emini, ka thënë se ky është një rrugëtim i gjatë për të gjithë pjesëtarët e komitetit, dhe shpërblim i madh i punës së tyre. Ajo tha kundër anëtarësimit të Kosovës ishte vetëm Serbia.

“Krenari dhe kënaqësi për një fitore të jashtëzakonshme që tejkalon kufijtë e fushave sportive. Një e arritur që peshon shumë edhe në aspektin diplomatik, kulturor, por edhe human. Jam shumë e lumtur që jemi pjesë e kësaj iniciative që nga hedhja e idesë së parë e deri në realizimin e këtij hapi gjigant”.

“Një rrugëtim i shoqëruar me përkushtim, punë të palodhshme, vullnet të patundur dhe besim në vlerat që përfaqësojnë. Kam bindur dhe kemi bindur shtetet që të votojnë pro anëtarësimit tonë në këtë rrjet të rëndësishëm të përfaqësimit të atletëve me aftësi të kufizuara”, ka thënë Emini.

Ajo ka shtuar se në mesin e shteteve që kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në komitet kanë qenë edhe pesë shtetet evropiane mosnjohëse të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Edhe bashkëdrejtuesja e subjektit të presidentes, listës…