Emir Sahiti i bën 100 paraqitje me ekipin e Hajduk Splitit

04 janar 2024 | 11:44

Skuadra e famshme në Kroaci, Hajduk Split, ka nderuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti.

Sahiti para disa dite ka zhvilluar paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e klubit kroat, dhe ishte pikërisht në derbin ndaj Dinamo Zagreb në Maksmir.

Drejtori sportiv, Mindaugas Nikolicius, dje gjatë ditës ia ka dhënë një fanellë të futur në “ram” futbollistit kosovar, duke nderuar për 100 paraqitjet e tij.

Sahiti gjatë këtij sezoni në HNL ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…