Emisari gjerman i gëzohet ratifikimit të tri marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

23 shkurt 2023 | 16:47

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përmes një postimi në “Twitter”, ka reaguar në lidhje me marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin.

Kuvendi ratifikon tri marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Procesin e Berlinit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova është vendi i…