Emmanuel Egbo emërohet trajner i FC Prishtinës, këto janë fjalët e para të tij

26 tetor 2023 | 14:48

Ish-trajneri i KF Tirana, Emmanuel Egbo është emëruar kryetrajner i  FC Prishtina.

Nigeriani Egbo, i cili ka nënshtetësi shqiptare ka qenë portier i shumë skuadrave, duke përfshirë Bylysin dhe Tiranën.

Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmojë nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi.

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës.  Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet.  Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”, ka thënë Egbo.

Prishtina ndahet me Debatik Currin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është lajmëruar nga ShBA-ja me…