Endrit Shala ia dorëzon Rozeta Hajdarit detyrën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

06 shkurt 2020 | 10:58

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është bërë  dorëzim-pranimi i detyrës ministrit.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ia kadorëzuar detyrën me planet dhe objektivat për vitin 2020 ministres së re, Rozeta Hajdari.

Me këtë rast, Shala e ka uruar Hajdari për pozitën e re dhe më pas e ka njoftuar shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.

Ndërsa Hajdari ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Kompetencat e këtij dikasteri,  do të kalojnë nën ato të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reshjeve të borës, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se…