‘Rrugët e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme’

06 shkurt 2020 | 10:51

Pas reshjeve të borës, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ekipet e tyre me operatorin ekonomik po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.

“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Deri tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem. Meqë është ngricë e madhe, apeloj qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ”, ka thënë ai.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët që për çdo problem që eventualalisht mund të hasin, të kontaktojnë numrin kujdestar +38344234007.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24…