34 aktakuza brenda 24 orëve për vepra të ndryshme penale

06 shkurt 2020 | 10:47

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur 34 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 7 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një motorsharre e markës STIHL-66, si dhe të masës drusore e llojit Gështenjë për thurje të rrethojave, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.50 m³.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se pas një…