Enrique: Duam të festojmë titullin sa më shpejtë të jetë e mundur

18 mars 2024 | 15:26

Një fitore e rëndësishme e PSG-së në transfertë ndaj Montpellier me shifrat 2-6. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës parisiene, Luis Enrique, foli për kanalet zyrtare të klubit.

“Nuk ka dyshim, ishte një mbrëmje fantastike. Mendoj se e nisëm ndeshjen shumë mirë, shumë seriozisht dhe kaluam në avantazh shumë shpejt. Ne ishim pak të kujdesshëm në mbrojtje, i lamë shumë kalime kundërshtarit dhe ata u rikthyen në lojë. Në pjesën e dytë bëmë atë që bëmë në pjesën e parë, filluam me një ritëm të mirë, rifituam epërsinë dhe mendoj se ishim superiorë. Triumfi i afërt i kampionatit? Është e mrekullueshme, perfekte. Kjo është ajo që ne po kërkonim. E dinim para ndeshjes se nëse do të fitonim do të kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë. Ne duam të festojmë titullim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë për të qenë konkurrues në të gjitha garat që na kanë mbetur”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Ejup Zeka, Specialist Gjinekolog & Obsteter nga Rahoveci, shpall…