Enrique i jep lamtumirën Mbappes: Është lojtar fantastik, i uroj më të mirat për të ardhmen e tij

11 mars 2024 | 15:50

Në fund të ndeshjes së kampionatit francez kundër Reims, trajneri i PSG-së, Luis Enrique i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Kylian Mbappes.

“I uroj Mbappe më të mirën për të ardhmen e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe është një person po aq fantastik. Unë sinqerisht i uroj atij vetëm më të mirat”, është shprehur trajneri spanjoll.

Mbappe ka deklaruar se do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe të gjitha gjasat janë që francezi do të transfohet te galaktikët e Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…