Enrique: Luajtëm mirë, por Milani u tërhoq totalisht në mbrojtje

08 nëntor 2023 | 13:23

Paris Saint-Germain humbi ndeshjen ndaj Milanit (2-1) në Ligën e Kampionëve. Pas takimit, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por në fund ishte e vështirë për të thyer një kundërshtar që mendoi vetëm për mbrojtjen.

“Më pëlqeu skuadra. Ne shënuam golin e parë dhe kishim shumë mundësi, gjithmonë sulmonim. Milani është një skuadër e madhe dhe me shumë histori. Mënyra sesi ne luajtëm ndikoi që ndeshja të bëhej e çmendur, por nuk më pëlqeu që kundërshtari më pas u tërhoq totalisht dhe u bë shumë e vështirë. Mbappe ishte para Maignan dy, tre herë, Dembele gjithashtu. Goli i Giroud ishte përcaktues, por mos të harrojmë edhe shtyllën e Lee, pra ishim edhe pak pa fat.

“Donnarumma? Ai ka eksperiencën dhe pjekurinë e duhur dhe tregoi potencialin e tij. Futbolli është pasion dhe tifozët demonstruar pozicionin e tyre. Ambienti është i tillë kur nuk të pëlqen një lojtar, por për mua ai bëri një ndeshje të shkëlqyer”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është…