Enver Peci propozohet nga Kuvendi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

24 nëntor 2022 | 14:03

Kuvendi ka propozuar Enver Pecin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka marrë 66 vota, nga 87 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, prej tyre tri fletëvotime ishin të pavlefshme.

Pas këtij votimi, Kuvendi ia propozon presidentes Vjosa Osmani, emrin e Enver Pecit për gjyqtar në Kushtetueses.

“E propozojmë si Kuvend, Enver Pecin i cili ka marrë 66 vota, minimumi ka qenë 58 vota. Ne ia propozojmë presidentes së Kosovës për emrin sis gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Pecin”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kuvendi në rend të ditës ka propozimin e  dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Për përzgjedhjen e kandidatit të dytë, deputetët do të votojnë për të dytën herë, pasi në raundin e parë përveç kandidatit Enver Peci, katër kandidatët tjerë nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme.

Për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendit i janë propozuar gjithsej pesë kandidat.Dukagjin Abdyli, Enver Peci, Bardh Bokshi, Flamur Mrasori dhe Valon Hasani janë kandidatët e propozuar nga komisioni përkatës.

Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, 3 fletëvotime të pavlefshme. Ndërsa votat e deputetëve pas votimit të fshehtë janë ndarë: Dukagjin Abdyli 31 vota, Enver Peci 66 vota, Bardh Bokshi 35 vota, Flamur Mrasori 24 vota dhe Valon Hasani 2 vota.

Pas zgjedhjes se Enver Pecit si njëri nga kandidatët, në raundin e dytë, Kuvendi do të votojë Dukagjin Avdylin, Bardh Bokshin e Flamur Mrasorin për një pozitë të gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Nedim Vlorën,…