“Epoka” vazhdon dominimin në Media Ligë

27 tetor 2018 | 08:26

Ekipi i gazetës “Epoka e re” po vazhdon dominimin në Media Ligë, pasi nga shtatë ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim.

Në lojën ndaj “RTV Dukagjini”, ekipit të “Epokës” i është dashur shumë mund për të arritur deri të fitorja, pasi ishte ekipi i “RTV Dukagjinit” që shënoi i pari, por rezultati final ishte 1-4. Pas kësaj fitore “Epoka e re” e përforcon pozitën e parë me 19 pikë, derisa tash ka tri pikë më shumë se “Media Works”, “KosovaPress” dhe “Lajmi.net”.

Duhet cekur se ekipi i “Lajmi.net” ka pësuar humbje nga “Telegrafi”, derisa “KosovaPress”-i e mposhti ekipin “Klan”-it.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të…