‘Epopeja e UÇK’-së, Tahiri përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin: Po e mbrojnë luftën e Kosovës në Hagë

05 mars 2024 | 11:36

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, në seancën solemne për përvjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ai ka thënë se ata janë sot në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe sakrificën e Adem Jasharit.

“Kur e kujtojmë ‘Epopenë’ e Adem Jasharit, nuk mund të harrojmë edhe bashkëluftëtarët e tij që sot janë në Hagë duke bërë betejën e radhës për Kosovën. Presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin dhe të tjerët, që sot janë në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së. Ata sot po e mbrojnë drejtësinë e UÇK-së të komandantit Adem Jashari, po e mbrojnë sakrificën e Jasharit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën tonë”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri është shprehur se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do ta kalojnë këtë sfidë si fitimtarë.

“Në vitin 1990, Thaçi dhe Selimi u dënuan me grupin e Jasharit nga gjykata serbe, por lufta e tyre ishte e drejtë dhe kemi shpresën që edhe procesin në të cilin po kalojnë sot, do të dalin të drejtë dhe fitimtar se çdo herë. UÇK-ja ishte e drejtë, ‘Epopeja’ ishte e shenjtë dhe ajo duhet të përkujtohet me nderim për aq kohë sa do të jetojë populli i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani po kalon një nga momentet më të mira…