Era e shpejtë sot bëri dëme të mëdha në Ferizaj

31 korrik 2020 | 21:57

Në orët e mbrëmjes të reshurat e shiut dhe era e shpejtë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Ferizajt dhe në fshatrat përreth. Dëme më së shumti janë shkaktuar në objekte të banimit, pullaze të shtëpive, në stalla të kafshëve, në vetura dhe në rrjetin e energjisë elektrike.

Shkaku i dëmtimit të disa shtyllave elektrike gjashtë fshatra kanë mbetur pa rrymë dhe pa ujë të pijshëm. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar i Komunës së Ferizajt, ka thënë për “Kohën” se janë njoftuar organet e Policisë së Kosovës, KEDS-it dhe ekzekutivit të komunës për dëmet e shkaktuara.

“Policia e Kosovës aktualisht ka dalë në fshatrat Dardani dhe Zllatar për ta parë gjendjen, ndërkohë po presim që edhe organet e KEDS-it të na rregullojnë rrjetin e energjisë elektrike. Përveç këtyre dy fshatrave, edhe Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe fshati i Vjetër kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Dëmet janë shumë të mëdha edhe në objekte të bizneseve”, ka thënë Sallahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos…