Ergyn Ahmeti përforcon Llapin

03 korrik 2023 | 13:07

Skuadra e Llapit sot e ka bërë edhe një përforcim mjaftë cilësor. Fjala është për mesfushorin Ergyn Ahmeti, i cili ishte pjesë e Dukagjinit nga Klina, derisa me herët ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Dritën.

“Në praninë e drejtorit sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024. Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin tonë në përgatitjet për edicionin e ri. Mirëpresim ardhjen e mesfushorit kreativ, Ergyn Ahmeti në familjen tonë bardhekaltër, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze”, thuhet në njoftimin e Llapit.

27-vjeçari mitrovicas ka fituar dy herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën, ndërsa përvoja e tij do jetë ndihmesë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina për edicionin e ri.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në…