Eriksei kualifikon Interin në gjysmëfinalen e Kupës

26 janar 2021 | 22:53

Interi kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit arritën që të fitonin me përmbysje 2-1 në derbin ndaj Milanit, në një ndeshje që do të dhuronte shumë emocione.

Ibrahimoviq kalon avantazh Milanin në minutën e 31-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës së Handanoviq, duke mos i dhënë asnjë mundës reagimi.

Në fundin e pjesës së parë pati një përplasje të ashpër mes Ibrahimoviq dhe Lukakut, të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, por më keq do ta pësonte suedezi. Në fillimin e pjesës së dytë ai do të merrte kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në mesfushë.

Interi përfitoi nga avantazhi numerik duke shënuar golin e barazimit me Lukakun nga pika e bardhë në minutën e 71-të. Më pas do të këmbëngulnin për të shënuar sërish, por goli do të vinte në minutën e 97-të. Eriksen ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar sloganin e…