Erikseni ndërprenë bashkëpunimin me Interin

17 dhjetor 2021 | 10:47

Christian Eriksen ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale me skuadrën e Interit, pasi shteti italian nuk e lejon që ai të luajë në këtë gjendje dhe me një debrifilator në zemrën e tij.

Më 12 qershor ai pësoi një atak kardiak në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen ku Danimarka po zhvillonte ndaj Finlandës në “Euro 2020”. E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua dhe u sensibilizuan me danezin i cili pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe shtrimit menjëherë në spital i mundësuan që ta rikthenin sërish në jetë tashmë ish-yllin e Interit.

Eriksen u prit si hero në janarin e vitit 2020 pas transferimit nga Tottenhami, ku të gjithë tifozët e Interit filluan duke ëndërruar se ai do të ishte “Top-Player”- i munguar i skuadrës që pas largimit të Uesli Shnajderit.

Eriksen do të jetë në ndeshjen e parë të vitit 2022 në “Giuseppe Meazza” për të përshëndetur për herë të fundit si lojtar zikaltër tifozët që gjithmonë i qëndruan pranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për fazën e parë të edicionit të…