Ermal Krasniqi, ylli i javës në Superligë

21 tetor 2022 | 11:07

Lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll. Krasniqi ka shkëlqyer ë ndeshjen që Ballkani e ka fituar ndaj Trepçës ’89.

Lajmin e ka bërë me dije Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Albi Mall Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge. FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizitë produktive e ka quajtur Ambasada e Shteteve të Bashkuara…