Erzen Zyberaj kalon pikën kufitare Kosovë – Shqipëri

27 nëntor 2023 | 19:53

Atleti i njohur nga Kosova, Erzen Zyberaj po e vazhdon vrapimin nga Prishtina për në Tiranë.

Ai tashme e ka kaluar pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe familjarët e tij kanë publikuar një video në “Faceboo” ku Zyberaj shihet në formë dhe humor të mirë përderisa vazhdon të thyej edhe një tjetër rekord.

Zyberaj këtë vrapim po e bën në një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Rrugëtim të mbarë Zyberajt i kanë uruar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Sportit, Granit Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me…