Escobar: Vij si mbështetës i madh i Kosovës, kemi unitet transatlantik në kërkesat tona

05 qershor 2023 | 23:41

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë vjen si përkrahës i madh.

Ai ka thënë se e do më të mirën për Kosovën.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, ka deklaruar Escobar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur të hënën në…