Escobar viziton Maqedoninë

25 gusht 2023 | 12:20

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë me dije se bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra, kanë mirëpritur sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ambasadoren Angela Aggeler.

“Vizita e tij në çastet kruciale kur vendi duhet të bëjë hapin vendimtar drejt Bashkimit Evropian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese është mbështetje dhe garanci e vitalitetit të këtij procesi që nuk synon të dëmtojë vlerat identitare të askujt. Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për miqësinë dhe përkrahjen e çdo procesi progresiv demokratik”, ka thënë Grubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar linku për aplikimin online për subvencionimin për librat…