Escobari: Vështirësitë që i kemi me Kurti s’i prekin raportet në mes të popujve tanë

06 qershor 2023 | 16:18

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë bashkë me Emisarin Miroslav Lajçak, në një bisedë me gazetarë në Prishtinë, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me kryeministrin Albin Kurti nuk i prekin raportet në mes të dy vendeve dhe popujve.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment”.

“Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë ShBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë. Dua t’ju rikujtoj Serbia ka qenë kundër pavarësisë tuaj më 2008 dhe ne shkuam përpara, ata ishin kundër fushatës për njohje dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër Këshillit të Evropës dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër zgjedhjeve dhe rezultateve dhe ne thamë se ato ishin të drejta dhe të lira”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e re e Francës, Paris Saint-Germain e ka shkarkuar…