“Është një nga oratorët më të mahnitshëm”, Rama, i emocionuar para ish-presidentit Clinton
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë pritëse për Presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.
Rama u shpreh i emocionuar për mbajtjen e këtij fjalimi, teksa e konsideroi Biull Clinton si një ndër oratorët më të mahnitshëm të Shqipërisë që ka njohur historia.
“Shumë i dashuri presidenti Clinton. Nuk ka qenë kurrë më e veshtirë për mua sesa të përgatitem të flas, e pastaj edhe të flas këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën politike kam parë e dëgjuar fjalimet e tij, për shijet drejt një bote më të mirë. Në krah të apsionit të tij prej një uliski në kërkimin e paqes dhe prosperitetit, ku rruga është vetë qëllimi i të gjitha përpjekjeve, jo vetëm kam riparë të gjitha ato që ka thënë por dhe studiuar sesi për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por të artit, duke i analizuar ritmin, hapjet, kulminacionet,, e duke i admiruar empatinë, atë që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia”, u shpreh gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama.





