Eshtrat e katër heronjve më 23 nëntor rivarrosen në ‘Velani’

15 nëntor 2019 | 11:46

Eshtrat e katër heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu, dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor rivarrosen në “Velani” afër Demaçit.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në varrezat e dëshmorëve të kombit në “Velani”, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kaliforni një nxënës i një shkolle të mesme ka…