EULEX-it i zgjatet mandati deri në vitin 2025

06 qershor 2023 | 13:37

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do t’i zgjatet mandati nga ana e institucioneve të Kosovës deri në qershor të vitit 2025.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet ta formalizojë këtë, që veçse ka dalë në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian (BE).

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian (BE) është publikuar të martën vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian (CFSP) 2023/1095 e datës 5 qershor 2023 për ndryshimin e veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për zgjatje të mandatit, fushë veprimtarinë dhe ndarjen e buxhetit.

“… Më 3 qershor 2021, Këshilli miratoi Vendimin (CFSP) 2021/904 ), duke ndryshuar Veprimin e Përbashkët 2008/124/CFSP dhe zgjatjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX KOSOVO) deri më 14 qershor 2023. (3) Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX Kosovë, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX Kosovë duhet të zgjatet deri më 14 qershor 2025. KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të të zbatojë detyrat e tij, EULEX KOSOVË duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e tyre kapacitetet për të shkëmbyer informacion me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimi në çështjet penale”.

“Shuma e referencës financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX Kosovë nga data 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 do të jetë 165 310 000 euro. Nga kjo shumë, shuma e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX Kosovë për zbatimin e mandatit të tij në Kosova do të jetë 58 500 000 euro dhe shuma e destinuar për të mbuluar mbështetjen për procedurat gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar do të jetë 106 810 000 euro”, është thënë në dokumentin e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Malsor Blakaj do të largohet nga skuadra…