Eureka, si po vdes demokracia!

09 shtator 2022 | 11:12

Nga: Astrit Gashi, Suedi

Në librin më të shitur “Se si vdesin demokracitë” profesorët e Harvardit, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt përshkruajnë atë që ata e quajnë “rruga tragjike se si përmes zgjedhjeve popullore, shkojmë drejt autoritarizmit”.
Diktaturat e dukshme që instaloheshin në formën e fashizmit, komunizmit apo sundimit ushtarak sot nuk ekzistojnë ato janë zhdukur në pjesë të mëdha të botës. Grushtet ushtarake dhe pushtimet e tjera të dhunshme nuk funksionojnë dhe këtë e tregon çartë lufta e sotme në Ukrainë.
Sot Demokracitë ende vdesin, por në mënyra të ndryshme. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shumica e prishjeve demokratike janë shkaktuar jo nga gjeneralët dhe ushtarët, por nga qeveritë e zgjedhura me slogane poulliste dhe platformë Hitleriane që populli i voton si votë proteste.
Tash në Suedi vrasjet dhe dhuna me prag të zgjedhjeve në fundjavë e tejkalon dhe Kabulin që suedezet e marrin shembull për dhunë, urreje dhe islamofobi.
Të gjitha partitë sot kanë platforma boshe që mendojnë së problemet zgjidhen me dhunë.
JO! Problemet nuk zgjidhen më dhunë, sepse dhuna sjell dhunë. Problemet nuk zgjidhen duke shtuar policë.
Problemi nuk janë të huajt por problemi është brenda shpirtit të secilit 1/4 suedez, problemi zgjidhet duke larguar urrejtjet, racizmin duke parë të huajt si vlere e jo si problem!
Problemi zgjidhet kur injoroni politikanë si Gunilla Schmidt, ish-këshilltar komunal Åstorp për SD dhe anëtare e komitetit, rreth azilkërkuesve shkruan në Facebook se; “A nuk mund të qëndrojë njeri në urën Öresund me automatik!” Kur lexojmë diçka të tillë mund te kuptojmë kush qëndron prapa vrasjeve dhe dhunës në vitet kur janë zgjedhjet pse rekorde në 2014-2018-2022!?
Suedia mundet dhe ka bërë më shumë, populli suedez e dinë se ka kaluar koha e “Kallashnikov” dhe vetëm duke bashkuar vlerat më të huajt Suedia lulëzon.
Pse vetëm në kohë të vështira si ajo e pandemisë suedezet i shohin të huajt si vlere. Si mund ta thyejmë këtë pengesë dhe t’i afrohemi njëri-tjetrit edhe sot kur duhet të zgjedhim për cilën rrugë po shkon Suedia.
Unë mendoj se dhuna dhe racizmi nuk është zgjedhja.
Por të mësojmë vlerat e njëri-tjetri, të bëjmë njëri-tjetrin të ngjitemi në pemën e lartë të jetës dhe kushdo që arrin majën, të tregojë rrugën e bashkëjetesës, miqësisë dhe mirëkuptimit. Ngjyra, religjioni, kufijtë, flamujt, nuk kanë shumë rëndësi. Nesër kur të shkosh të kutitë e votimit mendo për natyrën, artin dhe paqen, largo urretjen, Kalashnikovi sjell vetëm dhunë e Suedia është vend i luleve i dashurisë dhe humanizmit dhe e tillë dua të jetë edhe mëngjesin e 12 shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vizitat që…