EUROPA LEAGUE/ Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme, “spikat” Licester – Napoli

16 shtator 2021 | 09:38

Pas Champions League, është radha e kompeticionit tjetër shumë të rëndësishëm për klube, Europa League.

Me ndeshjen e vetme të zhvilluar ditën e djeshme mes Spartak Moscow dhe Legias së Varshavës, ku këta të fundit fituan në minutat shtesë pas një aksioni spektakolar të nisur nga Ernest Muçi dhe të konkluduar nga Lirim Kastrati, është momenti për 15 ndeshjet e radhës.

Tetë nga këto ndeshje do të nisin në 18:45, ku Ferencvaros i Myrto Uzunit do të ketë një takim mjaft të vështirë në Gjermani përballë Bayern Leverkusen.

Vedat Muriqi do të kthehet në tokën turke, këtë herë pjesë e ekipit të Lazios ku do të përballet me gjigandët e Galatasaray.

Sa i përket ndeshjeve të orës 21:00, spikat padyshim përballja që do të luhet në Angli mes Licester City-t dhe Napolit. Italianët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin këtë sezon duke siguruar pikët e plota në 3 ndeshjet e para, ndërsa jo aq mirë ka nisur për Licesterin i cili në 4 ndeshjet e para ka siguruar vetëm 6 pikë dhe pozicionet në vendin e 9.

Megjithatë, shpesh kemi parë se performancat e ekipeve ndryshojnë mes atyre të kampionatit dhe atyrë në Ligat e Evropës. r.t/abcnews.al/

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet…