Evertoni siguron mbijetesën në Premier Ligë

19 maj 2022 | 23:02

Evertoni ka arritur të marri një fitore shumë të rëndësishme ndaj Crystal Palace, pasi ekipi i Frank Lampard fitoi me shifrat 3-2.

Një fitore kjo që i siguroi mbijetesën skuadrës nga Liverpool, pasi tashmë matematikisht kanë siguruar edhe qëndrimin në Premier League.

Lampard me djemtë e tij tashmë kanë grumbulluar 39-pikë, 4 pikë më shumë se Leeds United i vendit 18-të, kur ka menduar edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

S’ka fitues mes Chelsea dhe Leicester City, pasi takimi mes tyre u mbyll 1-1, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë. Blutë e Londrës renditen të 3-të në renditje, ndërsa nga krahu tjetër “Dhelprat” mbajnë vendin e 9-të.

1-1 është mbyllur edhe takimi tjetër mes Aston Villës dhe Burnley. Skuadra e Stiven Gerrard mori kështu barazimin e dytë rresht, teksa nuk e njeh fitoren prej 3 takimesh. Ndërkohë nga krahu tjetër Burnley vazhdon të mbetet në rrezik për rënien, pasi ka pikë të barabarta me Leeds United, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça është kualifikuar në finale të “play-off”-it, ku do të…