Evra zbulon arsyen e largimit te Ronaldos nga Juventusi  

29 tetor 2021 | 12:53

Cristiano Ronaldo u rikthye në Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Ish-mbrojtësi i Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar arsyet e largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.  Francezi është një mik i ngushtë i Ronaldos, i cili u largua nga Juventusi në verë pretendon se i di arsyet që quan në largimin e sulmuesit portugez.

“Sepse ai ka nevojë për dashuri dhe respekt”, ka thënë fillimisht Evra për “La Repubblica”.

“Ai e kishte kuptuar se në Torino, ai po bëhej ‘kurban’ për rezultatet e këqija të Juventusit. Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë ‘Scudetton’ çdo vit, jo Ligën e Kampionëve. Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”, ka deklaruar Evra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros…