Sfidohen Trepça dhe Sigal Prishtina

29 tetor 2021 | 12:38

Të shtunën do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse prishtinasit katër fitore dhe tri humbje.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "IGAL SAIA SIGAL TEB SIGAL 27 eridian goren BPB vipa JOINT VENTURE SIGAL gorenje BPB t goreje BPB vipa 37 KOSOVA"

Këto dy skuadra janë me traditë në basketbollin e Kosovës dhe rivaliteti sportiv është i madh ndërmjet tyre, andaj pritet një sfidë interesante të shtunën në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë edicion, ndërsa ishin edhe finalistë të Superkupës së Kosovës, kurse prishtinasit me një ekip të bazuar në lojtarë të rinj po japin maksimumin për t’i përmbushur synimet e klubit.

ART MOTION SUPERLIGA – JAVA 6

E shtunë
19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka thënë të premten se liderët që do…