Evropa me plan emergjent për kursimin e energjisë, 1 gradë Celsius kursen 7% energji

17 gusht 18:29

Mjafton vetëm të ngrihet temperatura e ajrit të kondicionuar me 1 gradë Celsius, për të kursyer rreth 7% energji elektrike në një vit për kontinentin e vjetër.

Këto janë shifrat e publikuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka bërë thirrje rishtazi për kursim me sa të jetë e mundur, në mënyrë që dimri të përballohet pa kufizime të energjisë elektrike.

Kriza energjetike në fakt, ka qenë kryefjalë e politikave evropiane në muajt e fundit, që pas agresionit rus në Ukrainë, i cili ndërlikoi situatën me furnizim me gaz të lëngshëm për pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Disa prej vendeve të unionit madje, si për shembull Spanja, Republika Çeke apo Sllovakia, kanë filluar tashmë të implementojnë një plan të tillë masash, ku parashikohet rritja e kondicionimit me vetëm 1 gradë Celsius, për të kursyer energjinë.

Ftohja gjatë verës është një prej zërave që sjell konsumin më të lartë të energjisë elektrike gjatë muajve më të nxehtë të vitit.

Ndaj, ky plan ka për qëllim të reduktojë kostot si për konsumatorët, ashtu edhe për vetë shtetet, barra e të cilëve nuk do të bie për blerje të energjisë me çmime jashtë logjikës së tregut.

Nga ana tjetër, i gjithë ky plan ndihmon kështu edhe në reduktimin e blerjes së gazit në vendet e BE-së, duke ulur ndikimin rus.

Për shembull, sipas von der Leyen, me rritjen e temperaturave të kondicionimit, rreth 400 miliardë metër kub gaz kursehen.

Pyetja gjithsesi, është ngritur, nëse të gjitha vendet brenda bashkësisë evropiane do ta implementojnë apo jo planin e ri evropian.

Modeli, duket tërësisht i suksesshëm, por dëshirën, vendet më të mëdha si Gjermania apo Franca, ende nuk e kanë shpërfaqur mbi nxitjen e kursimit, në mënyrë të menjëhershme…pavarësisht krizës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët…