Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

17 gusht 2022 | 17:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët në Bruksel me sekretarin e NATO-s, ka kërkuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë.

Po ashtu, Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj, FSK-në.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë. Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”, ka thënë Kurti.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës. “KFOR-i është gati të intervenojë nëse sovraniteti është në rrezik. NATO vazhdon përkushtimin e saj për sigurimin e stabilitetit të Kosovës”, ka thënë Stoltenbergu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alisa Velaj Balada “Orakuj të mbrëmjeve” me kushtimin “Rubijes, gjyshes…