Dështon edhe sot mbajtja e seancës ndaj Rozeta Hajdari për “Rezervat shtetërore”

27 nëntor 2026 | 10:39

Ka dështuar edhe seanca e sotme e paraparë për t’u zhvilluar në Gjykatë Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore, ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari dhe tre të akuzuarve të tjerë.

Seanca ishte paraparë të filloj në ora 09:30, por e njëjta dështoi.

Sipas trupit gjykues seanca dështon për shkak të mosparaqitjes së të akuzuarve.

Përveç ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së…