Bashkim Jashari uron pjesëtarët e FSK-së për Ditën e Forcës: Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut

27 nëntor 2026 | 09:44

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij Komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë në shërbim të vendit.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot. Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së. Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, thuhet në urimin e komandantit të  Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar qytetarët dhe bizneset…