Fabregas kërkohet nga shumë ekipe

19 qershor 2022 | 13:55

Cesc Fabregas kërkohet nga shumë ekipe në Evropë dhe jashtë saj.

Fabregas është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Monaco.

Ishte lojtari dhe vetë klubi francez që e konfirmuan largimin e spanjollit nga ekipi.

35-vjeçari sezonin e fundit kishte kaluar një periudhë për t`u harruar, kjo pasi ai u përballë me shumë lëndime.

Por, lojtari në intervistën e tij të fundit ka thënë se është i gatshëm të lë pas ato lëndime që kishte kaluar me ekipin francez.

Ai tashmë është lojtar i lirë dhe ka mundësinë e zgjedhjes së ekipit të tij të ardhshëm, pasi ka shumë oferta.

Sipas lajmeve të fundit është thënë se spanjolli kërkohet nga Anglia, Spanja Italia dhe Amerika.

Fulham, Everton, Newcastle United, Crystal Palace dhe Brentford janë klubet angleze që e duan lojtarin në ekip.

Real Betis dhe Espanyol nga Spanja gjithashtu kanë shfaqur interesim për të, si dhe Lecce nga Seria A.

Por, e ardhmja e tij mund të jetë në Amerikë, pasi Inter Miami, Los Angelos Galaxy dhe New York Red Bulls janë tri skuadrat që i kanë bërë ofertë atij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i mesfushorit për të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e tri javë Komuna e Fushë Kosovës ka mbetur…