Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë

19 nëntor 2026 | 13:45

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën (17 nëntor), kanë shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim lidhur me akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Pasi ka mbajtur paraburgim për një periudhë më të gjatë se dënimi i shqiptuar, është marrë vendim që ai të lirohet menjëherë pas seancës.

Ndërkaq, djali i tij, Fahri Fazliu, ka bërë me dije se babai i tij tashmë është kthyer në shtëpi.

“Sot u kthyem nga Haga në shtëpi, me dinjitet dhe kokën lart, ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë. Krenarë për të kaluarën tonë të lavdishme, për idealet tona dhe për rrugën që kemi ndjekur me përkushtim e sakrificë ndaj atdheut”, ka thënë Fahri Fazliu.

“Liri për të gjithë çlirimtarët! UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë! Respekt, krenari dhe mirënjohje, bablok”, ka shkruar i biri i Fadil Fazliut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Isni Kilaj, pas lirimit nga Haga, ka rrëfyer përjetimet më…