Familja e Ahmet Krasniqit: Turp ju qoftë atyre që tentojnë të përfitojnë në emër të kolonelit

22 shtator 2018 | 14:36

Aziz Zhilivoda, nipi i ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil, Ahmet Krasniqi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit lidhur me “Kolonelin”, i cili është rivarrosur të premten me nderime të larta shtetërore në Prishtinë.

Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar së familja e Ahmet Krasniqit i mbështet institucionet e Kosovës të cilat burojnë nga vota e qytetarëve.

“Respekt dhe nderë të gjithë atyre që për 20 vjet ishin vërtete afër nesh. Turp ju qoftë atyre që abuzuan dhe edhe sot mundohen te abuzojnë e përfitojnë me emër te Kolonelit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Aziz Zhilivodës:

Reagim

Familja jonë gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet përkrah institucioneve të cilat erdhën dhe do të vijnë me votën e popullit .

Ne asnjëherë nuk i formuam e as nuk i kontestuam institucionet e Republikës së Kosovës prandaj asnjë deklaratë e askujt qoftë edhe me mbiemër Krasniqi nuk ka asgjë të afërt me ne si familje e Ahmet Krasniqit.

Kontribuuam me aq forcë sa patëm mundësi për luftë e çlirim brez pas brezi.

Mund të ketë reagime të ndryshme deri tek ato se gjoja shitem gjakun për një kthim eshtrash, sepse dikush done qe Baca Ahmet të harrohet, por harruan që familjaret tan asnjë ditë pune nuk e bënë në institucione shtetërore përpos qe dhamë kontribut si shumë familje në Kosovë.

Është për turp të atyre që qajnë kinse (dhimbja ndaj kolonel Ahmetit është e madhe) shoh komente e gjera te tilla dhe s’kanë asnjë pikë respekti për ne duke u munduar të bëhen aq të mëdhenj kur aq të vegjël janë.

Ne do të mbetemi gjithmonë në përkrahje të institucioneve do të mbetemi besnik në unifikim ashtu siç ishin edhe Aziz Zhilivoda e Ahmet Krasniqi .

Sa i përket Rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit falënderojmë Grupin Parlamentar të LDK-së, ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha Qeverinë e Republikës së Kosovës deri të Presidenca për nderimin dhe kontributin e dhënë .

Respekt dhe nderë të gjithë atyre që për 20 vjet ishin vërtete afër nesh. Turp ju qoftë atyre që abuzuan dhe edhe sot mundohen te abuzojnë e përfitojnë me emër te Kolonelit.

ReagimFamilja jone gjithmone ka qenë dhe do të mbetet përkrah institucioneve të cilat erdhen dhe do të vijne me voten…

Publiée par Aziz Zhilivoda sur Samedi 22 septembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Klubi i…