Familja e Xhaferit e ndjekë seancën e Kuvendit nga shtëpia (video)

28 janar 2024 | 13:18

Gruaja, vëllai, djali dhe vajza e Talat Xhaferit bashkë me fëmijë janë duke e ndjekur fjalimin e Talat Xhaferit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ata fjalimin e tij janë duke e ndjekur përmes “Klan Kosovës”.

Me më shumë se një orë vonesë ka nisur seanca për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në seancë të pranishëm janë parë deputetët të pozitës, por edhe në numër i madh i atyre të opozitës.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar, ai do të ketë mandat për 100 ditë, pasi është një qeveri teknike që do të udhëheq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për çështjet e…