Fansat e akuzuan se “nuk ka stil”, femra më seksi mahnit me paraqitjen e saj

01 korrik 2022 | 13:10

Kur Kim Kardashian u nda nga Kanye West, fansat e akuzuan atë se nuk dinte të vishej. Sipas tyre, gjithçka rreth dukjes së saj i atribuohej reperit të famshëm.

Mirëpo, tani që dyshja nuk janë më njëri-tjetrin, femra më seksi ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë. Ajo ka lënë “pa fjalë” të gjithë me paraqitjen e saj në Los Angeles këtë javë.

Ylli televiziv u fotografua e veshur me një jumpsuit  të argjentë, i cili i theksonte më së miri format e rrumbullakosura. Beli i saj i hollë e bënte veshjen të dukej akoma më e bukur.

Kësaj dukje, pronarja e Skims i shtoi edhe një varse të trashë po argjenti të markës “Balenciaga”. Me këtë të fundit 41-vjeçarja nënëshkroi nj kontratë në muajin shkurt.

Ju kujtojmë që një ditë më parë Kim Kardashian ka përfunduar në gjykatë. Ylli i “The Kardashians” është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me emrin e markës së saj më të re për produktet e lëkurës, SKKN.

Padia e siguruar nga “TMZ” tregonte se në fakt ky emër i përket markës së produkteve të një biznesi në pronësi të një gruaje të thjeshtë. Në këto dokumente, “Beauty Conceps” thotë se ka kontaktuar me ekipin e Kim në lidhje me këtë problem. Sipas padisë ato e kanë informuar pronaren e “Skims” mbi të drejtat që kanë për markën tregtare SKKN+.

Fansat e akuzuan se “nuk ka stil”, femra më seksi mahnit meFansat e akuzuan se “nuk ka stil”, femra më seksi mahnit me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpat Zekaj i nis mbarë garat në Lojërat Mesdhetare “Orana…