Fansat i kërkuan puthje, momenti i sikletshëm kur Meghan Markle refuzon Princin Harry

25 prill 2023 | 10:57

Duka dhe Dukesha e Sussex u panë duke buzëqeshur në daljen e tyre të parë publike në një ndeshje basketbolli në Los Anxhelos, që kur u zbulua se Princi Harry do të merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit pa gruan e tij.

Dailymail ka siguruar një video nga momenti kur mijëra shikues të dyshes duartrokasin dhe dëgjohen duke brohoritur për një puthje mes tyre.

Princi Harry ishte i gatshëm për t’u plotësuar dëshirën fansave dhe shihet duke u përkulur drejt Markle, e cila duke qeshur nuk pranoi një puthje nga Princi.

Pavarësisht se tani ka ndërtuar një jetë të re në SHBA me famlijen e tij, Princit Harry i mungon shumë Britania e Madhe!

Kjo është hera e parë që Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë së bashku që kur Dukesha lajmëroi se do të mungojë në kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Në fillim të këtij muaji, u njoftua se Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles pa Meghan. Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth katër muai pasi ishte aprovuar në Keshillin e Evropës…