Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës

05 dhjetor 2022 | 14:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amend Muja ia ka uruar djalit të tij ditëlindjen përmes një postimi në “Facebook”.

Muja për të ia uruar të birit 7-vjetorin ka postuar një fotografi familjare me mbishkrimin “Shtatë 7 vjet për ty, djalë i dashur Darsi”.

Në mesin e shumë urimeve që kishte marrë ishte edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Kjo faqe zyrtare është shfrytëzuar për t’ia uruar atij ditëlindjen.

“Shumë urime”, është thënë në urimin nga faqja zyrtare e ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Partinë…