Fatmir Limaj: Gjykata Speciale burim informacioni i ka shërbimet serbe

22 dhjetor 2022 | 21:43

Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Speciale pa fakte po i dënon ushtarët e UÇK-së

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar rëndë Gjykatën Speciale, duke thënë se burim kryesor të informacioneve i kanë shërbimet sekrete serbe sic është UDB-ja.

Limaj, tha se në kohën sa vetë ishte duke u gjykuar në Hagë, trupi gjykues nuk ka marrë asnjë provë nga shërbimet e Serbisë.

“Në mënyrë të çuditshme e ka vetëm një burim të informacionit, shërbimin sekret serb, UDB-ën, 99% të asaj që i merr nga UDB-a, të paverifikueshme. Kur kam qenë në Hagë prova më e pabesushme, që nuk kanë dashtë ta kenë parasysh… nuk kanë pranu me trajtu të ashtuquajtura prova që kanë ardhë nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Ka testuar, ka marrë nga shumë burime… Në fund kanë ardhë me fakte”, ka deklaruar ai.

Ai e ka përmendur gazetarin serb, Milovan Dreçun, i cili sipas tij është një nga burimet kryesore për ndërtimin e aktakuzave ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Sipas Limaj, Drecun është kriminel lufte, i cili i ka keqtrajtuar civilët në luftën e fundit në Kosovë.

“Këtu nga ajo që kemi pa, informatori është Dreçuni, ai është një kriminel lufte, si gazetar i Beogradit, ai ka marrë pjesë në vijat e frontit, e ka udhëhequr propagandën e apartehedit e rrënimit dhe shkatërrimit të luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë. Në Kosovë ka marrë pjesë në dhunimin e burgosurve, shihet në kamerë duke i rrahë të burgosurit, gratë e fëmijët tanë, në Bjeshkët  e Pashtrikut”, ka thënë ai.

Përveç, Dreçun-it, sipas Limajt edhe Ivica Daçiq, ka kontribuar për ta njollosur UÇK-në në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin…