Fatmir Sejdiu: Nuk e kam mik Isa Mustafën

16 maj 2018 | 22:43

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu, ka folur për raportet e tij me kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën.

“Nuk kemi pasur raporte as përpara e as tani. Flas edhe në periudhën e mëhershme”, është shprehur Sejdiu në “Pressing”.

Sejdiu ka thënë se me Mustafën veç është përshëndetur kur janë takuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ka triumfuar në finalen e Ligës së Evropës…