Fatmir Xhelili: Ka vija politike që janë të lidhura me krimin në veri

18 shtator 2019 | 22:16

Fatmir Xhelili nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rrënja e problemit me sigurinë në Kosovë është e hershme.

Ai theksoi se kjo çështje nisi të bëhej problematike qysh nga koha e prezencës së UNMIK-ut e deri tek moskompetencat e policisë tonë për të vepruar në veri pa lejen e KFOR-it, transmeton Klan Kosova.

”Gjeneza e problemit të sigurisë në Kosovë është më e hershme, fillimisht prej UNMIK-ut dikur edhe prej EULEX-it, edhe prej moskompetencave të Policisë tonë për të vepruar në veri pa lejen e KFOR-it”.

”Ka qenë edhe një tolerancë politike e qëllimshme që të mos vinim në një situatë kur do prezantohej veriu si një situatë konfliktuoze apo konflikt ndëretnik mos me ardhur deri tek incidentet që ishin përshkruar dhe ishin tentuar me u prezantuar qytetarët serbë si viktima”, ka thënë Xhelili.

”Gjatë kësaj tolerance, disa individë të Policisë së Kosovës janë lidh me vija të kontrabandës së ndryshme, dhe qytetarët e katër komunave veriore e kanë pa që disa policë janë të inkriminuar në këto zhvillime dhe për atë arsye e kanë humb besimin tek Policia e Kosovës”.

”Prej kohës që policia jonë ka marrë kompetencat për të vepruar në Veri pa lejen e KFOR-it, cdo herë e më shumë situata është më stabile dhe perceptimet e qytetarëve janë 4.7% qytetarët serbvë shkojnë ankohen dhe kërkojnë ndihmë tek Policia e Kosovës. Pas këtij operacioni dhe operacioneve të tjera të ngjashme paraprake por dhe pas seriozitetit hetimor për luftimin e krimit do të rritet imazhi edhe më tutje i Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhelili.

Xhelili në Zonën Zgjedhore derisa tregoi për rrjedhën e operacionit në veri të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar, tha se veç individëve policë, ka edhe politikanë nga Kosova e Serbia që iu ka konvenuar një mënyrë e tillë e këtyre veprave.

”Fuqia e policisë tonë dhe e shtetit për të zbatuar ligj është më e madhe por duhet vullnet por edhe përkushtim politik. Ka edhe vija politike që janë të lidhura me krimin në Veri sikur tek politikanët e Kosovës ashtu edhe tek politikanët e Serbisë që në një mënyrë iu ka konvenuar pak edhe zhvillimi i aktiviteteve kriminale në këtë komunë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Skender Gashi nuk përfaqëson Partinë Liberale të Kosovës dhe ai…