Faton Peci siguron votat për deputet: Përulem para secilës votë tuaj

26 shkurt 2021 | 12:56

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka bërë me dije se ka siguruar votat për deputet.

Ai ka thënë se është nder i tij të bëhet deputet dhe të përfaqësojë votuesit e tij.

“Është nder i imi që ta përfaqësojë secilën votë që ma keni dhënë. Siç kam qenë konsistent në veprimtarinë time politike të deritashme, do të jem edhe më tej, duke pasur kurajon që me secilin prej jush të takohem sërish, gjithnjë duke e kultivuar këtë relacion me besimin se do të më mbani për fjale përgjatë mandatit tim”, ka shkruar Peci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Statusi i plotë i Pecit:

Teksa numërimi i votave ka arritur nga fundi, rezultati aktual tregon se kam grumbulluar vota mjaftueshëm që të jem pjesë e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës.

Përulem para secilës votë tuaj dhe ju siguroj se besimin që ma keni dhënë do t`ua kthej në angazhim për të mirën e secilit prej jush, për të mirën tonë të përgjithshme.

Është nder i imi që ta përfaqësojë secilën votë që ma keni dhënë. Siç kam qenë konsistent në veprimtarinë time politike të deritashme, do të jem edhe më tej, duke pasur kurajon që me secilin prej jush të takohem sërish, gjithnjë duke e kultivuar këtë relacion me besimin se do të më mbani për fjale përgjatë mandatit tim.

Do të jem në dispozicionin tuaj edhe më tej, për t`u dëgjuar, për t`i pranuar ankesat, sugjerimet apo vërejtjet.

Ky rezultat bindës për koalicionin dhe për mua personalisht është vlerësim për mundin dhe përpjekjen shumë vjeçare për reformë e ndryshim.

Faleminderit për besimin e dhënë! Na priftë e mbara në përpjekjen që ndryshimin e 14 shkurtit me votë ta bëjmë realitet me qeverisje! Ju çmoj sa s’thuhet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat në shpërthimin e…