Favoritët kalojnë në gjysmëfinale

27 mars 2019 | 23:15

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, të luajtura të mërkurën.

Te hendbollistët të mërkurën gjysmëfinalen e siguruan Besa Famgas e Prishtina. Fituesi në fuqi, Besa Famgas fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:13, ndërsa Prishtina e mposhti poashtu si mysafir skuadrën e Drenicës (41:17).

Te hendbollistet të mërkurën u luajtën tri ndeshje çerekfinale dhe në gjysmëfinale kaluan Shqiponja, Prishtina e Istogu. Derisa Prishtina fitoi thellë ndaj Dritës (36:20) dhe Istogu ndaj Samadrexhës (27:12), ndeshja mes Shqiponjës dhe Kastriotit ishte e barabartë dhe u vendos vetëm në fund. Ferizajaset kishin epërsi prej një goli pas pjesës së parë (15:14) dhe ishin në epërsi në ndeshjen në Gjakovë deri në minutën e 47-të (23:22). Në minutat e fundit hendbollistet e Shqiponjës u shkëputën në dy-tri gola dhe e fituan ndeshjen me rezultat 32:30.

Të enjten është çerekfinalja e fundit te meshkujt në mes të Trepçës e Dritës.

Meshkujt

Vushtrria – Besa Famgas 13:42 (7:21)

Vushtrria: Melenica, Ibishi, Karaqa, Shabani 2, Musa 4, Sadiku, Jashari 1, Demiri , Karagja 2, Neziri 3, Miftari, Emini, Krasniqi, Lahu, Ismajli 1

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Thaqi 4, Bislimi 2, Çuziq 3, J. Muqolli 4, Y. Muqolli 4, D. Tahirukaj 2, Vokshi 1, Gjuka 2, Jupa 6, Tetova 4, Ramosaj 3, Dr. Tahirukaj 3, Kukrika 3, G. Thaqi

Drenica – Prishtina 17:41 (7:19)

Drenica: Lladrovci, Klinaku 8, Muqolli, Thaqi 1, Qorri 1, Zeka 3, Mehmeti 3, Haxhiu 1, Zariqi, Haxhiaj

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Ademi 3, Beshiri 9, Kastrati 4, Fetahu, Krasniqi 5, Basholli 3, Bajqinovci 11, Shahini 4, Gjuka, Visoka 1, Hoxha 1

Femrat

Shqiponja – Kastrioti 32:30 (14:15)

Shqiponja: Ferizaj, Nivokazi 8, Juniku 4, Malaj, Quni, Mehmeti 10, Berisha 2, Goqi, Makuwe, A. Goqi 6, Gashi, Dobrunaj, Nuza, E. Ferizaj, L. Ferizaj 2, Rexhepi

Kastrioti: Gurgurovci, Rogova, Gashi 5, Salihu 8, Misini, Stagova, Reqica, Saliu, E. Reqica 5, Basha 5, Gashi 2, Kraniqi, Beqiri 5, Hoxha

Prishtina – Drita 36:20 (21:12)

Prishtina: Uka, Krasniqi, Prelvukaj 6, Hashani 3, Llapashtica 2, B. Krasniqi 1, Stagova 7, Berisha 2, Matarova 1, Mekolli 5, Fazlija 10, Kurteshi 1, F. Krasniqi, Shala, Berisha, Arifi

Drita: Pajaziti, Huruglica, Kqiku 2, Arifaj, Krasniqi 2, Baftjari, Hyseni. Daku, Marovca, Rexhepi 5, Vokshi 10, N. Hyseni, R. Kqiku 1

Istogu – Samadrexha 27:12 (13:5)

Istogu: Shehdadi, Gashi 2, D. Rexhaj 3, Ferati 5, Rugova 4,V. Rexhaj, F. Rexhaj 2, Haliti, Ujkiq 4, Kameri 5, Shatri 1, Ahmetxhekaj, Berisha 1

Samadrexha: Ar. Maloku, Halili, R. Basholli 1, E. Basholli, Surdulli 1, Arl. Maloku 5, G. Basholli 5, R. Maloku, F. Basholli, Musliu

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka diskutuar të mërkurën rreth liberalizimit të vizave…