
Fazli Hoxha: Kështu jemi më të fortë si dy shtete
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Këtij lajmi i është gëzuar anatëri i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha.
“Kështu jemi më të fortë si dy shtete. Krenar me liderin tonë z. Fatmir Limaj!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimt si dhe të heqin tarifat doganore.
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri,…
Gepostet von Fazli Hoxha am Montag, 26. November 2018