Fazli Hoxha: Nga greva më së shumti humbasin nxënësit

17 janar 2019 | 21:31

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh edhe kryetar i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u dhe mësimdhënësit që ta ndërprenë grevën.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nga kjo grevë më së shumti do të humbasin nxënësit.

“Sigurisht se mësimdhënësit meritojnë paga me të dinjitetshme dhe besoj se të gjithë jemi të pajtimit për këtë. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u që greva të ndërpritet dhe nxënësit të fillojnë mësimin nga fillimi i javës së ardhshme. Ndërkaq palëve u mbetet të ulën në tavolinë për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

U bënë katër ditë që kur ka filluar greva në arsim. Nga kjo grevë më së shumti do të humbasin nxënësit. Mësimdhënësit kanë punuar në kushte dhe situata shumë të vështira më herët, prandaj do të duhej që të ketë reflektim nga ana e tyre dhe të ndërpritet greva, në mënyrë nxënësve t’u mundësohet kthimi në bankat shkollore. SBAShK-u dhe Qeveria duhet të gjejnë kompromis. Ky kompromis arrihet vetëm duke dialoguar. Sigurisht se mësimdhënësit meritojnë paga me të dinjitetshme dhe besoj se të gjithë jemi të pajtimit për këtë. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u që greva të ndërpritet dhe nxënësit të fillojnë mësimin nga fillimi i javës së ardhshme. Ndërkaq palëve u mbetet të ulën në tavolinë për të gjetur një zgjidhje.

U bënë katër ditë që kur ka filluar greva në arsim. Nga kjo grevë më së shumti do të humbasin nxënësit. Mësimdhënësit…

Gepostet von Fazli Hoxha am Donnerstag, 17. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike, Theresa May, e gjykoi sot si të pamundur…